image Mitrovicasit ia marrin llogarinë në Facebook dhe kryejnë pagesa në emër të tij, e njofton Policinë

Siguri

Mitrovicasit ia marrin llogarinë në Facebook dhe kryejnë pagesa në emër të tij, e njofton Policinë

news image

Llogaritë personale të qytetarëve në rrjete sociale shpesh herë bien në duart e keqbërësve. Persona të paautorizuar marrin nën kontroll profilet e tyre, të cilat i keqpërdorin për arsye të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi viktimë e hakerëve ka rënë një person në Mitrovicë, i cili është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se persona të panjohur i kanë marrë profilin në Facebook dhe kanë kryer banesa nga llogaria e tij. Të njëjtin profil ai ka arritur që ta kthejë në pronësinë e tij, teksa ka deklaruar se llogaria atij iu mor për përfitim personal të të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/