image Mitrovicasi u ‘hyn dru’ dy personave dhe i kërcënon tre të tjerë

Siguri

Mitrovicasi u ‘hyn dru’ dy personave dhe i kërcënon tre të tjerë

news image

Një person është arrestuar të enjten rreth orës 10:00 në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar me shkop druri dy persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se pas sulmit fizik ndaj dy personave të parë, i dyshuari ka kërcënuar edhe tre persona tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me shkop druri dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas sulmit, ka kanosur edhe tre persona tjerë”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast si ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/