Një burrë nga Mitrovica ka deklaruar në polici se pas kontaktit me një fëmër nëpërmjet Facebook-ut, kanë shkëmbyer fotografi intime.
Më pas e dyshuara e kishte shantazhuar, duke kërkuar 5500 euro, për të mos ia publikuar fotot.
“Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. /Gazeta Sinjali/