image Mitrovicasi paguan produktin më shtrenjtë sesa çmimi që ishte në raft

Sinjalizime

Mitrovicasi paguan produktin më shtrenjtë sesa çmimi që ishte në raft

news image

Mashtrimet me çmime në marketet kosovare tashmë janë gjë e ditur, e ankesat e qytetarëve si duket nuk po kanë efekt, pavarësisht që vullneti i tyre për të raportuar shkeljet nuk ka munguar asnjëherë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Shupkovc të Mitrovicës, në marketin “Viva Fresh Store”.

Një sinjalizues, ka dërguar foto të cilat tregojnë që produkti i njëjtë ka çmim tjetër në raft dhe ndryshe pasi ai paguhet e merret kuponi fiskal, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky produkt, në raft e ka çmimin 1.72, ndërsa pasi është paguar del të jetë 1.99.

Gazeta Sinjali edhe më parë ka raportuar për raste të tilla që ndodhin në markete të ndryshme.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me marketin në fjalë për të marrë përgjigje se pse ka ndodhur një gjë e tillë, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta Sinjali ju inkurajon që të raportoni të gjitha rastet ku dyshoni se po shkelen të drejtat e juaja si konsumatorë, për çfarëdo produkti ose shërbimi.

/GazetaSinjali/