Mbrëmë rreth orës 17:00 në rrugën “Sami Gashi”, në Mitrovicë, një burrë ka raportuar në Polici se një person përmes telefonit e ka ngacmuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari i kishte dërguar mesazhe që kishin të bënin rreth një borxhi të mëhershëm që viktima ia kishte të dyshuarit.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.
Zyrtarët policorë i kanë nxjerr mesazhet nga telefoni në cilësinë e provave, mirëpo hetimet vazhdojnë ende.