Shtabi emergjent i Mitrovicës ka vendosur për ndalim e hyrjes së qytetarëve tek hapësirat e Liqenit Akumulues, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor në mbledhjen e këtij shtabi, për, siç thuhet në njoftim, mbrojtjen e shëndetit të tyre.
“Shtabi emergjent u dakorduan të merret edhe një masë shtesë preventive ndaj këtij virusi, duke ndaluar hyrjen e të gjithë qytetarëve në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues, përveç punëtorëve të kompanisë kontraktuese të cilët janë duke i kryer punimet në ato pjesë. Ky vendim është marrë me qëllim që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Po ashtu, në këtë njoftim bëhet e ditur se shtabi emergjent ka bërë evindentimin e personave të ardhur së fundmi nga vendet e perendimit dhe ka aktivizuar linjën 194 për të gjitha ata që kanë simpotoma ose dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi.
Deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/