image Mitrovica shënon 34 vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”

Sociale

Mitrovica shënon 34 vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”

news image

Sot, në Stan Tërg, në objektin e minierës së “Trepçës” me një ceremoni solemne është hapur manifestimi “Java e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, të vitit 1989.

Në shënimin e kësaj ngjarjeje historike të minatorëve morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u.d i Kryeshefit të Ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahman, drejtor të drejtorive komunale, minatorë grevistë dhe minatorë aktual.

Hamza para të pranishmëve tha se shënimi i kësaj ngjarje për të është edhe emocion, sepse ishte punëtor i kombinatit “Trepça” dhe njëkohësisht pjesëmarrës në grevat e organizuara nga minatorët.

“Greva e Minatorëve e vitit 1989 ka qenë nga grevat e para, mos të them të vetmet e cila nuk ka përmbajt kërkesa sociale, por ka pasur kërkesa politike, në qendër ka pasur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive edhe ashtu të pa plota të kombit shqiptar”, ka thënë kryetari Hamza.

“Ne sot të gjithë me kapacitetet tona do të bëjmë maksimumin që Trepça të jetë vet financiarisht e qëndrueshme, të mbaj vetveten, të krijoj kushte për të punësuarit dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, është shprehur kryetari z.Hamza. Me fat “Java e Minatorëve”.

/GazetaSinjali/