image Mitrovica ndan 170 mijë euro për parandalimin e koronavirusit

Kosovë

Urgjenca/ Mitrovica ndan 170 mijë euro për parandalimin e koronavirusit

news image

Është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Mitrovicës me kërkesë të kryetarit të komunës Agim Bahtiri.

Në mbledhjen e cila është mbajtur në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 170 mijë euro për parandalimin e epidemisë Covid-19.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, tha se mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro janë siguruar nga kodi i investimeve duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për t’u përballur me pandeminë.

Në fjalën e tij, Bahtiri ka njoftuar për punën dhe angazhimin e gjithë anëtarëve të Shtabit Emergjent në Komunën e Mitrovicës, derisa ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë qëndrimin në shtëpitë e tyre.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe vendimin e Qeverisë për orarin e lëvizjes së lirë, por edhe Policinë e Kosovës dhe mjekët të cilët janë heronj tanë në luftimin e këtij virusi. Gjithashtu në këtë situatë u garantoj të gjithë qytetarëve mitrovicas se asnjë artikull ushqimor nuk do të mungoj në marketet e Mitrovicës, dhe se komuna është e gatshme tu dalë në ndihmë 24 orë në ditë, ku do të sigurojmë 1000 mijë pako me 14 artikuj të ndryshëm ushqimor, dhe rreth 25 mijë kg miell për t’iu ndihmuar sado pak familjeve në nevojë sociale”./ Gazeta Sinjali/