Komuna e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar rekomandimet e marra nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat parandaluese rreth koronavirusit.
Në mbledhje u mor vendim që të mirren këto masa:
1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen detajisht të gjitha hapësirat e ndërtesave të Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.
2. Punëtoret e sporteleve të Komunës së Mitrovicës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.
3. Ndalimi i veprimtarisë së klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave, pishinave pas orës 23:00.
4. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, duhet të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
5. Inspektim i vazhdueshëm i subjekteve afariste, në rast të ngritjes së çmimeve do të gjobiten.
6. Lirimin nga vendi i punës të njërit prind për përkujdesje të fëmijëve.
Ndryshe, Kosova është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës korona, megjithatë qeveria ka marrë masa parandaluese në mbledhjen e mbrëmshme. Një nga vendimet është anulimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet shkollore në vend deri më datën 27 mars 2020./GazetaSinjali/