image Mitrovica do të zbukurohet për fundvit, por jo me paratë e komunës

Sociale

Mitrovica do të zbukurohet për fundvit, por jo me paratë e komunës

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që qyteti të zbukurohet për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha që për shkak të pandemisë asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për këtë gjë, por do të paguhet nga disa biznesmenë.

Bahtiri tregoi që edhe ai vetë do të kontribuojë me paratë e tij personale.

Postimi i plotë:

Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.

Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.

Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.