image MIT: Jemi të gatshëm për sezonin dimëror

Kosovë

Njoftim/ MIT: Jemi të gatshëm për sezonin dimëror

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se 17 kompani të kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror, 14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada, janë të gatshme që nga 15 nëntori.

MIT më tutje njofton se këto kompani gjatë ditës së sotme kanë punuar në pastrimin dhe hedhjen e kripës në të gjitha regjionet, veçanërisht në zonat më malore ku reshjet janë më të dendura.

Sipas njoftimit të MIT, këto kompani janë në gjendje gatishmërie 24 orë deri më 31 mars, kur edhe përfundon sezoni dimëror i mirëmbajtjes së rrugëve dhe varësisht nga reshjet, data përmbyllëse mund të shtyhet.

MIT përkujton se është përgjegjëse vetëm për rrugët rajonale, nacionale, magjistralet dhe autostradat, ndërsa ato lokale mbeten në përgjegjësi të komunave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit./Gazeta Sinjali/