image Tri mënyra si të pastroni lëkurën e yndyrshme

Këshilla/ Tri mënyra si të pastroni lëkurën e yndyrshme

news image

Në fytyrë yndyra e tepërt krijon probleme jo vetëm sepse fytyra nis të të shkëlqejë, por bashkë me bakteret dhe pluhurat, bllokon poret, i zgjeron dhe krijon edhe mjedis të favorshëm për zhvillimin e akneve.

Më poshtë ju paraqesim hapat se si të kujdeseni për një fytyrë sa më të pastër:

Kuptojeni se çfarë lloji të lëkurës keni

Pavarësisht se është e lehtë ta përcaktosh llojin e lëkurës vetëm duke e parë atë, është e rëndësishme për ju që ta dini sigurt se çfarë lloji të lëkurës keni. Duke e ditur këtë, ju mund të përkujdeseni më mirë për të. Kjo mund të bëhet lehtë me një test të tharjes. Nëse lëkura juaj është e thatë, atëherë gjatë pastrimit, ajo nuk do të lërë shenja në letrën pastruese. Kështu, nëse keni një lëkurë të yndyrshme, letra do të thithë yndyrën e shfaqur në lëkurën tuaj.

Shenjat e tjera të lëkurës së yndyrshme janë poret e dukshme dhe një zonë e ndritshme, e quajtur zona-T.

Pastrojeni fytyrën nga brenda jashtë

Tani që e dini llojin e lëkurës, është koha që të mësoheni se si ta mirëmbani atë. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të kontrolloni se çfarë hani dhe pini, për shkak se shumica e problemeve në lëkurë vijnë nga brenda.

Ju duhet të evitoni ushqimet me shumë yndyrë, të tilla si ushqimet e shpejta dhe të provoni të hani ushqime që kanë vitaminë C si: limon dhe kivi. Vitamina C është e njohur për pastrimin e trupit dhe veçanërisht lëkurës, largimin e yndyrës nga lëkura. Llojet e tjera të vitaminave të cilat janë të njohura për shkaktimin e yndyrës në lëkurë janë vitamina B5 dhe B2.

Gjejeni produktin e duhur për pastrimin e lëkurës

Tani që e dini se çfarë të hani, duhet të dini se cilat produkte mund të përdorni. Ju merr pak kohë që ta gjeni produktin e përsosur që i përshtatet lëkurës, kështu që provoni t’i përzieni dhe t’i përshtatni ato./Sinjali/