‘Miss Universe Albania’, Endi Demneri ka treguar peripecitë e rrugëtimit të saj.
Në “Jo vetëm modë”, ajo thotë se i është dashur të qëndrojë më orë të tëra duke realizuar sete fotografike e madje tregon një rast kur prej lodhjes, i ka rënë të fikët.
”Më ka rënë njëherë të fikët! Kam qenë shumë e lodhur, nga ora 3 deri në 8 të darkës dhe unë kam një tip që unë nuk ankohem kurrë. Siç isha duke shtrënguar fustanin dhe yyppp…Po no, e mora veten më mbrapa, isha më e fortë se më përpara”, deklaroj ajo.
Ajo thekson se po bën çdo ditë përpjekje që të ketë një performancë sa më të mirë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, ku do të garojë me bukuroshe nga e gjithë bota.