image Misioni jetësor i ministrit të ri të Mbrojtës - ta çoj në burg Hashim Thaçin

Kosovë

Përkujtim/ Misioni jetësor i ministrit të ri të Mbrojtës – ta çoj në burg Hashim Thaçin

news image

Mandatari për postin e kryeministrit Albin Kurti, ka propozuar sot Anton Qunin për postin e ministrit të Mbrojtës së Kosovës në qeverinë e ardhshme të Kosovës. Përderisa Quni e as Qeveria Kurti nuk janë hedhur ende në votim, anëtari i LDK-së njihet për përplasje të ashpra me Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në fakt fjalimi i Qunit në seancën e Kuvendit të Kosovës rreth tri vite më parë ,është ende i freskët për shumë qytetarë të Kosovës.

Ai kishte dhënë një zotim se po qëndron në parlament ende, vetëm për faktin që ta shoh presidentin e vendit, Hashim Thaçin, prapa grilave.

“Zoti Thaçi ju jeni arsyeja që me detyroni të qëndrojë  ende ne këtë Parlament, ndoshta e ndjeni veten fitimtar në këtë betejë por do të shihem në finale. Për një gjë do të ju garantoj të gjitha ato mjerime që u keni shkaktuar qytetarëve të Kosovës, për të gjitha ato shantazhe, për të gjitha ato manipulime që i keni bërë, ju po më detyroni  që të qëndroj këtu deri sa t’iu shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin”, kishte deklaruar Quni.

Kjo nuk ishte vetëm njëra prej përplasjeve mes Thaçit dhe Qunit. Ministri i ardhshëm i Mbrojtës dhe presidenti aktual i vendit, kishin pasur një tjetër përplasje në komisionin hetimore për dëbimin e 6 turqve.

Deputeti i LDK-së Anton Quni, kishte thënë  se Thaçi ishte frikësuar gjatë luftës, por që sipas tij duket e paqartë se për çfarë Thaçit frikësohet në paqe.

“Zotëri president unë e di që jeni frikësuar në luftë, por nuk e di përse frikësoheni në paqe”, kishte deklaruar Quni./Gazeta Sinjali/