image Mish viçi me speca djegës

Recetë/ Mish viçi me speca djegës

news image

Receta e mishit të viçit me speca djegës është e duhura për ta përgatitur në një darkë familjare gjatë vikendit.

Kjo recetë përgatitet për 210 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.

Përbërësit: 100 g mish të thatë në një fetë të vetme, 1 kg mish viçi tul, 4 qepë të kuqe, 5 thelpinj hudhër, 6 domate, 4 lugë salcë domatesh, 30 g piper i kuq i ëmbël, 25 g kumin pluhur, gjysmë luge spec djegës pluhur, miell, 3 speca djegës të thatë, një lugë rigon, 6 lugë vaj, 2 ose 3 qepë të mëdha, 250 g kaçkavall i butë dhe kripë.

Përgatitja: Priteni në kuba mishin e thatë dhe kavërdiseni në zjarr të mesëm në një tigan që nuk ngjit, pastaj hiqeni me një lugë me vrima që të kullojë yndyra. Hidheni në një tenxhere, shtojini vajin dhe ngroheni, shtoni mishin e prerë gjithashtu me kube dhe kavërdisini bashkë.

Pritni me feta dhe pastaj grini qepët dhe hudhrën: bashkojeni me domatet e qëruara dhe të copëtuara dhe lërini në zjarr për 5-6 minuta, pastaj shtojani mishit. Jepuni shije me specat djegës, piperin e kuq, kuminin, rigonin. Përziejeni salcën e domates me një lugë miell, hollojeni me dy tasa ujë të vluar dhe hidhjani mishit.

Vëreni tenxheren në zjarr, mbulojeni dhe gatuajeni për 3 orë në zjarr të avashtë. Shtojini, nëse është e nevojshme një tas tjetër me ujë të vluar. Në fund të zierjes kontrollojeni për kripën. Lani qepët dhe pritini në feta të holla. Shtroni në fund të pjatës, me shtresa të alternuara, qepët, mishin dhe djathin e grirë.

Sipas dëshirës mund ta zbukuroni me selino, rripa të hollë qepe dhe feta buke misri të verdhë.