Skuadra e Prishtinë dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje kanë shkëputur kontratën.
Josa, ishte vendosur si kryetrajner i klubit në muajin shtator të vitit 2017, duke debutuar kundër skuadrës së Gjilanit në javën e gjashtë.
Ish-trajneri i Skënderbeut ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017/18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës, duke mos fituar titullin në dy vite rresht në ndeshjen e fundit.
”Josa do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive. FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Sinjali/
Ja shkrimi i plotë i klubit në Facebook: