image “Mirë se vini në ferr”, ushtria ukrainase u çon mesazh rusëve pasi furnizohet me NLAW-n britanik

Botë

“Mirë se vini në ferr”, ushtria ukrainase u çon mesazh rusëve pasi furnizohet me NLAW-n britanik

news image

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se Ushtria e Ukrainës është furnizuar me armët anti-tank “NLAW”.

Gjithashtu, me këtë njoftim i çohet një mesazh ushtrisë së Rusisë — “Mirë se vini në ferr”.

“Forcat e Armatosura tokësore të Ukrainës raportojnë: Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit morën NLAW. Mirë se vini në ferr”, shkruan në Twitter.

Me peshë vetëm 12.5 kilogramë, NLAW është një armë që mbështetet në shpatullën e përdoruesit, për t’ua drejtuar predhën tankut.

Koka e tij luftarake mund të shkatërrojë një tank modern luftarak të mbrojtur me një goditje dhe sistemi është efektiv në intervalet midis 20 dhe 800 metra.

/GazetaSinjali/