image “Mirë që është arrestuar Hashim Thaçi”, detaje nga prapaskenat e komplotit serb për vrasje të Dick Marty-it

Politikë

“Mirë që është arrestuar Hashim Thaçi”, detaje nga prapaskenat e komplotit serb për vrasje të Dick Marty-it

news image

“Temps Présenta”, emisioni televiziv zviceran ka shpaluar komplotin për eliminim e ish-senatorit zviceran përmes riprodhimit të bisedës së një agjenti sekret i cili ia kishte dhënë informacionin autoriteteve zvicerane.

Mediumi ka publikuar bisedat mes agjentit sekret “Sony” dhe K-së, i cili është personi që donte ta vriste Dick Martyn.

Sipas të njëjtit burim, faji më pas do i takonte Hashim Thaçit, sepse të gjithë do të dyshonin se ai e kreu vrasjen.

Në dhjetor 2020, agjenti i fshehtë i “Temps Présenta”, telefonon Sony-n që takon K*-në, një anëtar i botës së krimit serb. Falë dokumenteve dhe dëshmive të pabotuara, “Temps Presenta” ishte në gjendje të rindërtonte bisedën e tyre.

Biseda:

K : “Mirë që është arrestuar Hashim Thaçi. Por nuk jam i sigurt se do të dënohet (…) po e mbrojnë amerikanët. Kosovarët kanë probleme për shkak të Dick Marty-it. Nëse ai vritet, të gjithë do të besoni se goditja erdhi nga Thaçi dhe gjykata nuk do të mund ta lirojë më atë”.

Sony: “Nuk është e lehtë të vrasësh një politikan në Zvicër”

K : “Jo, është lojë fëmijësh, armët i kam sjellë tashmë në Zvicër. Atentati do të bëhet së shpejti”.

/GazetaSinjali/