image Miratohet propozimi i Veliut për shtimin e policëve në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Politikë

Miratohet propozimi i Veliut për shtimin e policëve në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Qeveria e Repulbikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, për shtimin e sigurisë dhe policëve në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Veliu në mbledhje ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të miratohet projekt-marrëveshja trepalëshe mes Qeverisë së Kosovës, Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Si e tillë kjo marrëveshje trepalëshe shërben në mënyrë reciproke në sigurinë e kufijve. Gjithashtu trajton shkëmbimin e të dhënave i cili do të realizohet automatikisht nëpërmjet sistemit të informimit të palëve kontraktuese në përputhje me legjislacionin e vendit. Ky bashkëpunim do të forcojë kontrollin kufitar duke përfshirë çështjet që përfshihen me refuzimin e azilëve të shtetasve tanë në vendet e BE-së dhe kategorinë e personave të deportuar nga vendet e BE-së në tri vitet e fundit”, tha Veliu në mbledhje.

Veliu më tutje theksoi se kjo marrëveshje trepalëshe do të merret edhe me pjesëmarrje në operacione të përbashkëta nga krimi ndërkufitar. Do të ketë edhe takime me autoritetet e kufirit, për t’u marrë vesh me problemet që kanë ndodhur brenda një viti në kuadër të kësaj marrëveshje./ Gazeta Sinjali/