Në mbledhjen e qeverisë së sotme u miratua propozim- vendimi për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, e propozuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndërkaq, kryeministri Kurti u shpreh se sot është një fillim i mbarë pasi sot po fillon reforma e sistemit të drejtësisë.
“Pajtohem me zëvendëskryeministrin Hoti, sot është një fillim i mbarë pasi sot fillon reforma në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Kurti
Haxhiu ka cekur edhe emrat e Grupit të Ekspertëve :
Qerim Qerimi
Avni Kuka
Fisnik Korenica
Visar Morina
Ehat Miftaraj
Ariana Qosaj- Mustafa
Arton Demhasaj
Kreshnik Gashi
Kujtim Gerbeshi
Ndërsa, Avdullah Hoti ka shprehur rezerva nëse përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial duhet të përfshihen në çështjen e Vetingut.
“Kam pak rezerva nëse përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial duhet të përfshihet në këtë cështje”, ka thënë Hoti./ Gazeta Sinjali/