Qeveria Hoti ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Italisë për transferimin e personave të dënuar. Ky vendim u mor në mbledhjen që qeveria mbajti sot.
Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar vendimi kundër antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes antisemitike.
Ky vendim u miratua me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.