image Miratohet Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar

Politikë

Miratohet Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar

news image

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar është miratuar me 69 vota.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se ky projektligj tregon vizionin e Qeverisë për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për të vendosur sundimin e ligjit në vend.

“Pasuritë e konfiskuara apo të sekuestruara e të cilat administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar e të Konfiskuar, po e humbin vlerën, për faktin se dispozitat e ligjit aktual për shitjen e këtyre pasurive nuk janë të rregulluara mjaftueshëm”, u shpreh Haxhiu

Tutje ajo tha se përmes këtij projektligji, Agjencisë do t’i mundësohet që të bëjë shitjen e sendeve, dhënien me qera, ose dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kurse, Adnan Rrustemi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kjo parti e mbështetë projektligjin dhe se ai është pjesë e korpusit të projektligjeve që mundësojnë reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Driton Selmanaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi gjithashtu se kjo parti mbështetë këtë projektligj.

Ndërsa, Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpjegoi se do të mbështetin çfarëdo ligji që mendojnë dhe besojnë që e forcon Kosovën.

Edhe Erxhan Galushi, nga Grupi Multietnik, deklaroi se e mbështesin projektligjin./GazetaSinjali/