image Miratohet projekt-rregullorja që tatimi në pronë të mos jetë kusht për regjistrimin e veturave

Politikë

Miratohet projekt-rregullorja që tatimi në pronë të mos jetë kusht për regjistrimin e veturave

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do të mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumtë të veturave.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet sot ka anuluar vendimin përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Po ashtu u miratua aprovimi i pagesës shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor.

/GazetaSinjali/