image Miratohet programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021

Financa

Miratohet programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej 222 milionë e 400 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Hoti tha se në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen “6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit, vazhdimi i shtesave në shëndetësi, vazhdimi i shtesave në polici, dyfishimi i asistencës sociale, rritja e pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistët që marrin më pak se 100 euro”.

/Gazeta Sinjali/