image Miratohet Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19

Shëndetësi

Miratohet Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19

news image

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë miratoi sot Planin për parandalim dhe kontroll të koronavirusit (Nëntor-Prill 2021), versionin 2.0, njofton Gazeta Sinjali.

Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili i falënderoi anëtarët e Komitetit për hartimin e këtij plani, që është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër COVID-19, dhe punonjësit e IKSHPK-së për angazhimin e tyre në kontrollimin e situatës epidemiologjike lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Ministri Zemaj tha se situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angzhimin e tyre për gjurmimin e rasteve të infeksioneve, testimin e tyre dhe trajtimin klinik.

“Jemi në një moment kur rastet kanë shënuar rritje kudo, prandaj nga ne kërkohet që të vazhdojmë me angazhime sikurse deri më tani për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha Ministri Zemaj.

Ndërsa, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19 (version 2.0) përfshin strategjinë e veprimit: gjej, testo, gjurmo, izolo me ofrim të testimeve laboratorike (publik dhe privat), përfshirje të organizatave të sektorit publik dhe privat dhe sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për të mundësuar zbatimin e Planit për parandalim dhe kontroll të COVID-19.

Plani i miratuar nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka pesë pjesë të ndërlidhura mes veti, siç janë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi si dhe komunikimi dhe komunikimi i riskut. /Gazeta Sinjali/