Qeveria e Kosovës në mbledhjes e sotme ka marrë disa vendime, ku përfshihet edhe ai që ka të bëjë me pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për 766 zjarrfikës.
Ky vendim është marrë me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në ndërkohë ministri i Financave, Hekuran Murati tha se bëhet fjalë për ndarjen e 513 mijë e 872 euro.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, ka thënë Murati./GazetaSinjali/