image Miratohet nga Qeveria nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për njohjen e patent-shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Kosovë

Miratohet nga Qeveria nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për njohjen e patent-shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

news image

Me shumicë votash është miratuar nga Qeveria e Kosovës nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për njohjen e patent-shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë.

Nismën e propozoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila edhe u votua nga kabineti qeveritar.

Kam nderin ta prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Kanadasë për njohjen reciproke të patent-shoferëve si dhe për njohjen reciproke të patent-shoferëve mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Sveçla.

Aktualisht qytetarët tanë në Kanada u nënshtrohen testeve plotësuese, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ata do të lirohen nga këto procedura”, tha kryeministri Kurti.

/Gazeta Sinjali/