image Miratohet në Bundestagun gjerman rezoluta për shqiptarët, komplikohet situata

Politikë

Kushtet/ Miratohet në Bundestagun gjerman rezoluta për shqiptarët, komplikohet situata

news image

Grupet parlamentare të koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe SPD në Bundestagun gjerman votuan një rezolutë ku shprehin qëndrimin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Evropian tetorin e ardhshëm, por në rezolutë bëhet e qartë se se “nuk do të ketë çelje negociatash për Shqipërinë, pa plotësuar 9 kushtet kryesore”.

Shqetësimi i CDU/CSU dhe SPD është kriza politike në Shqipëri, e cila konsiderohet e rëndë, ndaj edhe apelohen palët të nisin sa më shpejt dialogun për ta kapërcyer atë.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Më 18 tetor është caktuar që të merret vendimi nga Ministrat e Jashtëm të shteteve pjesë të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania luan një rol të madh në këtë vendim për Shqipërinë, ndërsa shtetet si Franca, Danimarka dhe Holanda kanë pasur qëndrim negativ karshi vendit tonë për hapjen e negociatave. Por një “po” e Gjermanisë, sigurisht që ndikon edhe në 3 shtetet skeptike.

Këto janë 9 kushtet që Gjermania vendosi për Shqipërinë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

9.Reforma në administratë

10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale