image Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Kosovë

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

news image

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në mbledhjen e së shtunës, miratoi dy marrëveshje të rëndësishme me Qeverinë e Kosovës, për sa i takon regjimit të trafikut lokal të kufirit dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Sipas relacionit që shoqëron këto vendime, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Gjithashtu, qeveria miratoi në parim, marrëveshjen ndryshuese, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash), raporton ATSH.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. /GazetaSinjali/