image Miratohet kredia e Kosovës për blerjen e vaksinave antiCOVID

Shëndetësi

Miratohet kredia e Kosovës për blerjen e vaksinave antiCOVID

news image

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës ka miratuar financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për blerje e vaksinave antiCOVID për rreth 50 për qind të popullsisë.

Kredia e CEB pritet të mbulojë edhe koston e materialeve shpenzuese të cilat lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

“Financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milionë euro të nënshkruar në gusht të vitit 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese.

Pavarësisht premtimeve nga Qeveria në detyrë, në Kosovë ende nuk ka ardhur asnjë dozë e vaksinës antiCOVID.

/GazetaSinjali/