image Miratohen vendimet për “Open Balkan”

Shqipëri

Miratohen vendimet për “Open Balkan”

news image

Qeveria ka miratuar marrëveshjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit perëndimor për njohjen e certifikatave veterinare e fitosanitare në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Përmes këtij vendimi të kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga komuniteti i biznesit synohet eliminimi i kontrolleve të dyfishta, ulja e kostove për sipërmarrjen si dhe lehtësimi i procedurave.

“Do të njihen në mënyrë reciproke tashmë edhe analizat nga laboratorët e autorizuar përveçse te akredituar për herë të parë, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare dhe mos cenimin e cilësisë së produkteve për vendet përfshirëse. duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur dhe duke evituar ndalesat dhe kontrollet në pikat e inspektimit kufitar, duke kryer kontrolle tashmë në doganën më të afërt me vendet e destinacionit”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qeveria miratoi këtë të hënë edhe projektligjin për startup-et, duke mundësuar kuadrin rregullator për procedurat, zhvillimin dhe format e mbështetjes së tyre, raporton TCh.

Në mbledhjen e Këshillit të ministrave ndryshime janë bërë edhe pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku në krye të tij qeveria ka vendosur Jeta Dedën, e cila zëvendëson ish-drejtorin Bledar Skënderi./GazetaSinjali/