Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka falenderuar deputetët që e votuan në lexim të dytë këtë projektligj, duke u shprehur se kjo byro do të jetë garanci për drejtësi, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Kujtojmë se përveç Vetëvendosjes “pro” këtij Projektligji ka votuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.