image Miqtë në Rahovec i zë sherri, burri kërcënon vëllain e gruas veç pse shkoi të jetojë me të

Siguri

Miqtë në Rahovec i zë sherri, burri kërcënon vëllain e gruas veç pse shkoi të jetojë me të

news image

Nuk janë të rralla rastet në Kosovë kur anëtarët e familjes së gjerë përfshihen në konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes një çifti. Janë vëllezërit ata të cilët shpesh u dalin në krah motrave të tyre të cilat vuajnë nga dhuna në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Në telashe me dhëndrin e tij ka hasur edhe një burrë në Rahovec, i cili dyshohet se u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i motrës së tij.

Sinjali mëson se për shkak të problemeve martesore, gruaja kishte vendosur që të largohet nga shtëpia dhe të shkojë e të vazhdojë jetën te vëllai i saj.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e vëllait të gruas së tij dhe e ka kërcënuar atë me jetë.

Përballë kësaj situate, 31-vjeçari është detyruar që të denoncojë rastin në Polici.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 36-vjeçarit është iniciuar rasti për dy veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/