Këngëtari, Butrint Imeri dhe futbollisti, Edon Zhegrova, janë profile krejtësisht të kundërt. Por, ata i bashkon një pikë, miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Sinjali.
Butrinti dhe Edoni janë shokë prej kaherë. Madje, kjo miqësi e tyre shkon aq larg, saqë edhe familjarët e tyre konsiderohen si të tillë.
Gazeta Sinjali ka siguruar fotografinë ku shihen prindërit e Butrintit dhe Edonit teksa drekojnë së bashku.
Ndryshe, Butrint Imeri është duke shijuar sukseset e këngës së fundit që titullohet “Phantom”. Kjo këngë është publikuar para gjashtë ditësh edhe aktualisht numëron mbi 4 milionë klikime.
Ndërkohë, talenti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane, Basel, Edon Zhegrova, në javët e fundit është stabilizuar në skuadrën e Baselit, ku minutat, golat e asistet nuk i kanë munguar./Gazeta Sinjali/