image Ministrja e Arsimit takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Kosovës

Kosovë

MASHTI/ Ministrja e Arsimit takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Kosovës

news image

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se në orën 15:00, do të ketë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet për gjendjen e shkollave dhe kujdesin kundër koronavirusit.

“Në ora 15:00 kemi takim me Drejtorët e Arsimit në të gjitha komunat. Kemi dërguar dy herë letra për furnizim me materiale higjienike dhe dezinfektim të të gjitha hapësirave të frekuentuara, me theks të veçantë në nyjet sanitare”, ka thënë Bajrami.

Po ashtu, Bajrami ka deklaruar se janë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për hapat e mëtutjeshëm./Gazeta Sinjali/