image Ministria e Mjedisit merr vendim për ndalimin e punës për gurthyesit

Kosovë

Ministria e Mjedisit merr vendim për ndalimin e punës për gurthyesit

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy-vjeçare, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij bëhet fjalë për periudhën qershor 2021 deri në qershor të vitit 2023.

“Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror, i cili do të shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, ka shkruar ai.

Me këtë vendim gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë nuk do kenë mundësi të aplikojnë për ushtrimin e aktiviteteve të tyre për dy vjet. /Gazeta Sinjali/