COVID-19

Të infektuar

224

Të sheruar

37

Të vdekur

6

“Minjtë në stacionin e trenit” në Londër fitojnë çmimin për fotografinë më të mirë

news image

Fotografia e dy minjve duke parakaluar në stacionin nëntokësor të trenit në Londër, ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë për botën e egër, transmeton Gazeta Sinjali.

Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacioni “Squabble” është përzgjedhur si fituesja e këtij çmimi nga më shumë se 48 mijë fotografi të kafshëve të egra nëpër botë.

Votimin e këtij çmimi e ka bërë publiku, derisa në fotografi janë shfaqur dy minj duke luftuar për thërrime të bukës që kanë mbetur në një stacion treni.

“Të gjithë e dinë për minjtë në nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ato në atë dritë më parë”, tha Rowley.

Këtë fotografi ai e shkrepi derisa po priste në stacionin e Londrës për ta pritur trenin, shkruan CNN./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: