image Ministrja viziton burgjet, thotë se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e koronavirusit

Kosovë

Drejtësi/ Ministrja viziton burgjet, thotë se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e koronavirusit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ku është njoftuar për së afërmi rreth zbatimit të rekomandimeve ndaj situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi Covid-19.

Me këtë rast, Ministrja Haxhiu tha se tanimë përfaqësuesit e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit janë njoftuar për vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes së cilave specifikohen masat preventive për mbrojtjen e të burgosurve dhe paraburgosurve nga virusi Covid-19.

Ministrja Haxhiu, po ashtu, tha se janë marrë masa parandaluese edhe për gardianët, mjekët dhe shërbyesit civilë që punojnë në ambientet e qendrave korrektuese dhe paraburgimit në Kosovë.

Ditë më parë, Ministria e Drejtësisë përmes Shërbimi Korrektues të Kosovës ka marrë vendim për një sërë masash preventive duke theksuar këtu edhe ndërprerjen e të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit./Gazeta Sinjali/