Ministrja serbe, Snezana Paunovic, ka vazhduar paraqitjet në mediat e Serbisë pas reagimeve të shumta që shkaktoi deklarata e saj për një “spastrim etnik të Kosovës”.
Pasi një ditë më parë kërkoi falje nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri serb, por jo nga shqiptarët, Paunovic u shfaq të premten në televizionin “Prva”, ku u përpoq ta arsyetonte deklaratën e saj.
Ajo tha se me “spastrim etnik” kishte menduar largimin me “vullnet të lirë” dhe jo eliminimin fizik të njerëzve.
“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë”, deklaroi Paunovic, sipas televizionit N1.
Ministrja serbe shtoi se, sipas saj, gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, personat që nuk respektonin Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë duhej të largoheshin drejt vendit që e konsideronin atdhe, ndërsa ndaj atyre që ajo i quajti “terroristë” duhej të vepronin forcat e armatosura.
Ministarka Paunović upravo objašnjava da možda ne bi etnički očistila Kosovo od Albanaca.
— Željko Veljković (@novinarupenziji) July 17, 2026
Samo bi ih deportovala.
I to bi tako rekla samo zato da je ne bi razvlačili. pic.twitter.com/XdvPDQAKy8
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!