Ministrja e Drejtësisë, ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.
Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot, në kuadër të kompetencave ligjore që ka, ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.
Më tej Haxhiu ka shkruar se ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.
“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.