Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të një oficeri korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdofc të Podujevë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se menjëherë do të veprojnë që rasti i mbrëmshëm të denohet.
“E dënoj fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërras për ndërrmarjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë. Mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Sinjali/