image Ministrja Haxhiu për gjyqtarët serb që bojkotuan punën: E papranueshme, duhet të merren masa

Drejtësi

Ministrja Haxhiu për gjyqtarët serb që bojkotuan punën: E papranueshme, duhet të merren masa

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se gjyqtarët serb kanë bojkotuar sot punën në Gjykatën e Mitrovicës.

Ajo ka thënë se ky veprim i gjykatësve serb është i papranueshëm.

 “Unë u njoftova për bojkotin që gjyqtarët serb po bëjnë në veri, për mua është e papranueshme që gjyqtarët ta bojkotojnë punën e tyre, së pari kemi pas bojkot kur është vendos tarifa ndaj mallrave serbe, e tash për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit”, thotë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të takohet me përfaqësues të KGJK-së për të adresuar këtë problem.

“Është i papranueshëm ky bojkot, do të takohemi pas kësaj konferencë për të adresuar këtë problem, por, unë konsideroj se duhet të merren masa në raport me bojkotin”, thotë ajo.

Për këtë rast ka reaguar edhe KGJK-ja.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë reaguar rreth bojkotit të punës që po bëhet nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Nga ky institucion kanë njoftuar se po e përcjellin me vëmendje situatën.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021”, thuhet në reagim. “Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe “shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre. /Gazeta Sinjali/