Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar inspektim dhe dënim për të gjitha marketet që po rrisin çmimet këto ditë.
Këtë paralajmërim ministrja e bëri pasi u informua nga qytetarët se marketet kanë rritur çmimet, në këtë kohë kur po blehen sasi të mëdha të ushqimit dhe produkte tjera nga paniku se mund të izolohen.
“Do të ketë inspektim dhe dënim të atyre që shfrytëzojnë e keqpërdorin situatën aktuale”, ishte komenti i ministres.
Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme se rritja e çmimeve në disa markete ka shkuar deri në 200%./Gazeta Sinjali/