image Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

Drejtësi

Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

news image

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu ka nënshkruar marrëveshjen me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë Edi Rama, ka njoftuar se Qeveria shqiptare ka nënshkruar 13 marrëveshjet e përbashkëta me Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama ka thënë se marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive shqiptare do hyjnë në fuqi posa të firmosen edhe nga Kosova.

/GazetaSinjali/