image Ministrja Haxhiu: Manifesta 14 vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse

Kosovë

Ministrja Haxhiu: Manifesta 14 vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka vizituar Manifestën.

Haxhiu ka shkruar se Manifesta 14 vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse.

“Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, për 100 ditë në Prishtinë dhuroi qytetarëve e vizitorëve, aktivitete të bukura artistike, me kultura të ndryshme nga mbarë bota, magjepse, e pasuruar me shpirtin rinor që mbanë kryeqyteti jonë. Manifesta14, në botën e artit, vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/