image Ministrja Haxhiu: Kush nuk zbaton vendimin e Qeverisë do të dënohet me 2 vjet burg

Kosovë

Mbledhja/ Ministrja Haxhiu: Kush nuk zbaton vendimin e Qeverisë do të dënohet me 2 vjet burg

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për parandalimin e koronavirusit, tha se ekziston në kodin penal që në raste të epidemisë kush nuk zbaton vendimin e Qeverisë, do të dënohet deri në 2 vjet burg.

“Ne si ministri e Drejtësisë, kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët e Kosovës, kemi Kodin Penal që në raste të epidemisë nuk vepron në bazë të ligjit do të dënohen deri në 2 vjet burgim”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar gjithashtu se kërkon të inkurajohen që të veprohet në raport me moszbatimin e vendimit të qeverisë.

“Këtu i kisha inkuraju të gjithë që të veprojnë në raport me moszbatimin e qeverisë, sidomos në rastin e parë të vendimit, kur lirohet njëri prind nga puna”, ka thënë Haxhiu./ Gazeta Sinjali/