image Ministrja Haxhiu e të tjerët s'pranojnë fajësinë për gazin në Kuvend

Drejtësi

Ministrja Haxhiu e të tjerët s’pranojnë fajësinë për gazin në Kuvend

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë deklaruar të pafajshëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës lidhur me akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

E pandehura Kadaj-Bujupi tha se nuk ka çfarë të shtojë ngase që 7 vite është deklaruar e pafajshme.

E ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u deklarua e pafajshëme.

Po ashtu të pafajshëm u deklaruan edhe deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetja Besa Baftiu.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues Fatime Dermaku tha se shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën hyrëse, ku prokurori Ilaz Beqiri deklaroi se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

Seanca e radhës është caktuar për 10 shkurt.

/GazetaSinjali/