Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka bërë fushatë në Malishevë për bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është parë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Alban Krasniqi.
Bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi është kandidat për kryetar në komunën e Malishevës.
“Nga sheshi i dëshmorëve në Malishevë! #144 Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo në postim.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./GazetaSinjali/