image Ministrja Haradinaj thotë se ka folur në telefon me Palmerin, tregon se çfarë i ka thënë

Politikë

Ministrja Haradinaj thotë se ka folur në telefon me Palmerin, tregon se çfarë i ka thënë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryediplomatja kosovare bën të ditur se i ka thënë Palmerit se “aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture tonë si shtet”.

“Në të gjitha etapat e shtetndërtimit, roli i ShBA-ve ka qenë jetik dhe vendimtar në jetësimin e të drejtës së Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, i konsoliduar për së brendshmi dhe i njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haradinaj – Stublla thotë se e ka falënderuar përfaqësuesin special për Ballkanin edhe për zhbllokimin e fondeve të Korporatës ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ (MCC), si dhe “për vëmendjen dhe energjinë e re amerikane në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.105846657828069/115536363525765/?type=3&theater