image Ministrja Hajdari: Pas takimit me bordin do të procedohen pagat për punëtorët e Trepçës

Ekonomi/ Ministrja Hajdari: Pas takimit me bordin do të procedohen pagat për punëtorët e Trepçës

news image

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se pas takimit me bordin e Trepçës do të procedohen pagat për punëtorët.

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi se Minatorët e Trepçës me flotacion kanë bojkotuar punën që nga dita e premtë për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat, ndërsa sot kanë hyrë në grevë. Por, përveç kësaj, ata po kërkojnë nga bordi i Trepçës edhe shkarkimin e kryeshefit pasi sipas tyre ‘ndërmarrja nuk po ka stabilitet në paga’.

Kërkesën e tyre ministrja Hajdari theksoi se do ta shqyrtojë në bashkëpunim me bordin.

“Pagat janë të sigurta për punëtorët, por unë sot do t’i pres në takim bordin e Trepçës për t’i kuptuar problemet që kanë ndodh..Menjëherë pas takimit do të procedojmë pagat…Do ta adresoj edhe kërkesën e punëtorëve por gjithmonë në shqyrtim me bordin”, tha Hajdari për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/